Ja super pasuria e Mubarak-ut ne Shqiperi | Lajme

Pages

Banner 468

Monday, November 5, 2012

Ja super pasuria e Mubarak-ut ne Shqiperi

0 comments
 


Drejtësia egjiptiane u kërkon autoriteteve shqiptare të zhvillojnë hetim pasuror për ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak, bashkëshorten e tij Suzan Saleh Sabet, dy djemtë e tyre, por edhe të afërmve, në kuadër të hetimeve të nisura në Kajro për dyshime korrupsioni dhe përvetësim pasurie. 
Por përpara se të fillojnë verifikimet nëse lista me 70 emra, të afërm, zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të ish-presidentit Mubarak deri edhe ish-ministra, kanë pasuri apo llogari bankare në Shqipëri, njësia task-force i është drejtuar Gjykatës Penale me këtë kërkesë për ekzekutim letërporosie.
Vetëm pasi të marrë lejen nga gjykata që në këtë rast dosjen  pritet ta shqyrtojë gjyqtari Altin Abdiu, Prokuroria e Tiranës do të nisë kyerjen e veprimeve proceduriale sipas letërporosisë egjiptiane. Letërporosia, e cila mësohet të jetë dërguar muaj më parë edhe për shtete të tjera me të njëjtin objekt verifikimin pasuror, i është dorëzuar më parë Ministrisë shqiptare të Drejtësisë. Kjo e fundit ia ka përcjellë shkresën Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa organi qendror i akuzës  ia ka dërguar njësisë task-force të kryeqytetit.
Më 31 tetor kërkesa e autoriteteve egjiptiane është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës dhe pritet që së shpejti të caktohet një datë kur do të shqyrtohet ekzekutimi i letërporosisë.  Vetëm pas këtij vendimi, së bashku me listën e gjatë të emrave prej gati 70 personash, Prokurorja e çështjes do të zhvillojë veprimet e domosdoshme hetimore për të parë nëse kanë apo jo llogari bankare dhe pasuri të tjera ose nëse janë apo jo në vendin tonë emrat e listës së gjatë si pronarë, bashkëpronarë ose aksionerë.
Pasuria e ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak vlerësohet në rreth 73 miliardë dollarë. Ka dyshime të forta se ish-presidenti ka larguar nga Egjipti mes viteve 2000-2008 një shumë prej 57 miliardë dollarësh, të transferuara më pas në bankat zvicerane apo të investuara në pasuri të patundshme në SHBA dhe Britaninë e Madhe.
Mubarak, presidenti i katërt i Egjiptit, e mori pushtetin më 14 tetor 1981 dhe e la duke u dorëhequr më 11 shkurt 2011 pas protestave popullore kundër regjimit të tij

Leave a Reply