Shkodër, një 40-vjeçar hidhet nga ura e vjetër e Bunës | Lajme

Pages

Banner 468

Monday, November 5, 2012

Shkodër, një 40-vjeçar hidhet nga ura e vjetër e Bunës

0 comments
 



Një person është hedhur nga ura e vjetër e Bunës, ndërsa polumbarët po kërkojnë gjetjen e trupit.
Policia bëri të ditur se rreth orës 13:30 minuta, shtetasi Adnand Tula, 40 vjeç është hedhur nga ura, ndërsa dëshmitarë në këtë ngjarje kanë qenë peshkatarët e zonës.
“Tula hoqi xhaketën dhe nga lartësia e urës u hodh në Bunë. Të pranishëm kanë qenë dhe peshkatarët”, thanë burimet policore për News24.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar dhe polumbarët, ndërsa po hetohet mbi shkaqet që kanë shtyrë 40-vjeçarin të hidhet nga ura.


Leave a Reply